Sunday, June 28, 2020

“Një e mirë universale”, ja politikanët shqiptarë që firmosin pro vaksinës anti-Covid







Presidentë, nobelistë, biznesmenë të njohur, politikanë, kryebashkiakë.

101 personazhe të njohur nga bota kanë nënshkruar një apel që vaksina për ndalimin e koronavirusit të ri të jetë ‘një e mirë universale’, e lirë nga çdo e drejtë pronësie.

Letrën e kanë nënshkruar mes të tjerëve edhe nobelistët Muhammad Yunus, Desmond Tutu, Mikhail Yousafzai, Lech Walesa, aktorët George Clooney, Sharon Stone, Matt Damon.

Në listë janë edhe shumë ish politikanë të njohur si Romano Prodi, por nuk mungojnë edhe politikanët shqiptarët: ish-presidentit Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.

Në letër kërkohet nga OBSH një plan global për çështjen e vaksinës. Po ashtu kërkohet transparencë në këtë proces.

Vaksina duhet të jetë për të gjithë. Ky është një pozicion që ndahet gjerësisht në Europë, por jo aq shumë në kontinente të tjera.





Rritet sërish numri i personave të infektuar me COVID-19, ja sa raste të reja u konfirmuan sot






Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se në
total gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 72 persona.



Kujtojmë se një ditë më parë janë konfirmuar 61 raste të reja me Covid 19. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Ndërkohë që dy qytetarë kanë humbur jetën në spitalin infektiv, duke e çuar në 52 numrin e jëtëve të humbura që prej fillimit.



Ministria e Shëndetësisë njofton se e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.